LIFESTYLE, 11 Shkurt 2022, 22:31

Çfarë tha Donaldi për Borën që mërziti Beatrix/ Ajo refuzon të darkojë në shtëpinë e "Big Brother VIP"

Çfarë tha Donaldi për Borën që mërziti Beatrix/

Vijojnë "dramat" në Big Brother VIP. Beatrix është mërzitur me Donaldin dhe ka refuzuar të paraqitet në studion e Top Channel sot, si dhe të ishte pjesë e darkës që është organizuar brenda shtëpisë. 

Gjithçka nisi pas hyrjes së disa personazheve të njohur në shtëpi gjatë kësaj jave për të darkuar.

Ermal Mamaqi tha se në serialin e tij do merrte Bora Zemanin. Gjatë bisedës u përmend edhe emri i Triksës dhe shumë prej personave të pranishëm nisën të qeshin. 

Gjatë bisedës reagoi edhe Donaldi duke thënë: Vetëm na paguani mirë...

Ky koment duket se ka mërzitur Breatrix Ramosajn,  e cila nuk ka ardhur në emision.