TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të ftuarit specialë në Big Brother VIP gjatë mbrëmjes me banorët “ngacmuan” Donaldin duke i përmendur ish-in e tij, Bora Zemanin.
Teksa Ermal Mamaqi tregonte projektet e tij dhe aktorët që do të marrin pjesë në serialin “HOT”.
Mamaqi ka zbuluar se pjesë e filmit do jetë dhe Bora Zemani. Donaldi u ndje paksa në siklet, ndërsa i tha aktorit që ta paguante mirë, pasi ta merrte në punë.
Mamaqi ka vazhduar të zbulojë pjesë nga planet e tij duke shtuar se në filmin e tij Bora Zemani do e lejë çift me Ilir Shaqirin.
Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Donaldit i cili i është drejtuar Ermalit të ndajë karakteret dhe të flasin më vonë.
Ky moment u kalua me të qeshura nga banorët dhe të ftuarit. Këtë bisedë ka qenë Salsano i cili nuk e ka lënë me aq duke shtuar se Donaldi në film mund të jetë “vrasësi” dhe në fund pa dashur vret Beatrixën.
BISEDA:
Ermal Mamaqi: Do të marrim Bora Zemanin si aktore tek sezoni i ri.
Donald Veshaj: Vetëm ta paguash mire.
Ermal Mamaqi: Çfarë ke mor vëlla, pse të djeg miza ty
Donald Veshaj: Un vetëm u kujdesa që ta paguash mirë
Ermal Mamaqi: Dhe do t’i bëj një super ofertë Ilirit, ti mund të jesh një çift me Bora Zemanin në film
Donald Veshaj: Ok do t’i ndash karakteret dhe hajde flasim
Salsano Rrapi: Donaldi ‘vrasësi’ në film dhe në fund ky ka vrarë dhe Trixën gabimisht.