LIFESTYLE, 11 Shkurt 2022, 14:23

“Mbaji duart larg”/ Largoi Xheisarën, habit Arbri: Beniadën do e lejoja, deri te…

“Mbaji duart larg”/ Largoi Xheisarën, habit Arbri:

Arbër Sulstarova ishte një prej konkurrentëve të “Big Brother Albania VIP” të këtij edicioni të pare, i cili u përfol në media për qëndrimin e tij ndaj Xheisarës.

Por Arbëri duket se nuk do kishte të njëjtin qëndrim nëse do e kishte prekur Beniada.

I ftuar në emisionin “Breaking Top News”, ish-konkurrenti është pyetur nëse do ta lejonte Beniadën ta prekte njësoj siç bëri Xheisara.

“Në fillim jo, mbase po ta njihja me shume do e lejoja, deri ne një kufi…”-shprehet Arbëri duke habitur të gjithë me përgjigjen e tij.

Mirëpo Arbëri gjatë qëndrimit në shtëpi i ka kërkuar Xheisarës që ajo “t’i mbante larg duart” prej tij, pasi sipas tij e kishte tepruar disa herë me prekje të papërshtatshme.