LIFESTYLE, 11 Shkurt 2022, 19:34

Nuk është Donaldi, kushërira e Beatrixës ia uron fitoren këtij personi në BB VIP

Nuk është Donaldi, kushërira e Beatrixës ia uron fitoren

Ndërsa kanë kaluar katër muaj që nga fillimi i Big Brother Vip, publiku tashmë ka banorin e preferuar dhe që dëshiron që të fitojë çmimin e madh prej 115 mijë eurosh. Madje dhe shumë personazhe të njohur janë afeksionuar me banorët e shtëpisë së famshme.

Së fundmi, ka qenë Anxhelina Hadërgjonaj, e cila ka shprehur hapur mbështetjen ndaj një banori. Me siguri, të gjithë prisni që Anxhelina të jetë mbështetëse e Donaldit pasi është i dashuri i kushërirës së saj, por në fakt ajo ka treguar të kundërtën.

Nuk është Donaldi, kushërira e Beatrixës ia uron fitoren

Në fakt bëhet fjalë për Beniadën. Në një postim në Instastory, Anxhelina ka vendosur emojin e një kupe, duke lënë të kuptohet se shpreson që Beniada të jetë fituese. Beniada ishte banorja e dytë që shkon në finale dhe është një pretendente për fitore.