TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, i është rikthyer jetës normale.
Aktorja, me anë të një posti në Instagram, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.
“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, jua dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, shkruan Arjola.
Arjola u eliminua nga publiku një javë para finales së madhe të 18 shkurtit. Aktorja doli me dy çmime të mëdha nga show.
Arjola mori dhuratë një apartament dhe një udhëtim për në DisneyLand.