LIFESTYLE, 11 Shkurt 2022, 19:39

VIDEO/ Sheshohen gjërat mes Donaldit dhe Einxhel, aktori i humorit bën veprimin e papritur

VIDEO/ Sheshohen gjërat mes Donaldit dhe Einxhel, aktori i humorit bën
Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj

Pak ditë më parë, Einxhel dhe Donaldi u përfshinë në një debat të ashpër. Shkak për këtë u bë një deklaratë e moderatores se vëllezërit Veshaj morën famë nga ish të dashurat e tyre. Kjo nuk është pritur mirë nga Donaldi, i cili reagoi ashpër ndaj saj.

Gjatë debatit, Einxhel i përmendi se ata e kishin hequr padrejtësisht nga puna dhe se nuk e kishin paguar. Por Donaldi u arsyetua me faktin se nuk ka qenë korrekte në punë. Mirëpo, pas shumë ditësh tension mes tyre, duket se gjërat janë sheshuar.

Ndërsa më parë nuk rrinin në praninë e njëri-tjetrit, tani kanë nisur të komunikojnë. Për më tepër, ditën e sotme, është vënë re një afrimitet mes tyre. Ka qenë Beniada dhe Donaldi që kanë shkuar të ndihmojnë për një moment Einxhel pasi dorën e mban akoma të lidhur. Të kenë bërë vallë paqe me njëri-tjetrin?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)