LIFESTYLE, 13 Shkurt 2022, 13:36

Beniada dhe Big Mama puthen në buzë gjatë darkës në shtëpi

Beniada dhe Big Mama puthen në buzë gjatë darkës në

Mbrëmjen e së premtes, në Big Brother Vip u futën ish-banorët e shtëpisë të cilët u takuan me finalistët.

Ata darkuan dhe ndanë shumë biseda më njeri-tjetrin. Beniada njihet si vajza karakteristike për mirësinë dhe çiltërsinë që e karakterizon.

Nga ana tjetër njëra prej ish-banoreve këngëtarja Big Mama, e cila njihet për humorin dhe karakterin e saj karizmatik, tregoi që në hyrje se kishte një mall të madh për Beniadën.

Kjo e fundit, gjithashtu dukej e lumtur nën shoqërinë e Big Mamës, pasi gjatë gjithë kohës qëndroi e shoqëruar me të.

Në një moment, dy vajzat shkëmbyen puthje në buzë, në shenjë të dashurisë dhe miqësisë që kanë me njëra-tjetrën.

Edhe çifti i shumë përfolur Einxhel dhe Dagz i kanë dhuruar puthje vazhdimisht njeri-tjetrit.

Ndërkohë, Beniada i ngacmoi që të mos e bënin këtë gjë, pasi ka katër muaj e izoluar në shtëpi, pa shkëmbyer puthje me askënd.