TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Michelle Lizarraga, një e re 22-vjeçare, influencere e rrjeteve sociale, raportohet se ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik. Makina e saj ka rënë në kanal, afër një qyteti turistik në Sinaloa, të premten mbrëma disa orë pasi ajo ndau pamjet e një feste në një club nate.
Dyshimet se influencuesja e TikTok-ut është vrarë kanë ngritur dyshimet nga miqtë e saj, por një avokat aktivist tha për mediat se duhet të prisnin derisa të bëhet raporti zyrtar i policies.
Disa orë përpara se makina që besohej se i përkiste asaj të nxirrej nga uji, Michelle Lizarraga, e njohur ndryshe si “La Bellota”, kishte postuar një video për 14 mijë ndjekësit e saj, ku tregonte se po festonte në një club natën e 7 shtatorit.
Makina e saj nuk u zbulua deri në orën 8 të mëngjesit të 8 shtatorit. Lizarraga u identifikua nga tatuazhi “666” në krah.
Një raport thotë se makina e zezë “Jetta” e Lizarraga-s u përmbys, pasi u përplas në një kanal vaditës në komunitetin e San Francisquito-s. Mijëra ndjekës kanë shprehur ngushëllime në postimin e saj të fundit.