TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Poni është bërë sot nostalgjike dhe ka ndarë disa foto të vjetra, duke përfituar edhe nga rasti për të dhënë një këshillë për vajzat e reja. Duke konfirmuar me fakte se hundën nuk e ka bërë operacion plastik, Poni ka ndarë pendesën për ndryshimet që ka bërë në fytyrë, si buza dhe vetullat.
“Foto 1, unë 18 vjeç, maturë: Foto 2, im bir 10 vjeç (përpara dy vjetësh). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër që e kemi bio. Njeriu edhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pashë që nuk më shkonin, u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht.
Gjithsesi ky status të shërbejë për gjitha vajzat e reja që t’i mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen, kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. 3 Gjenerata 1)2)3”, shkruan Poni.
View this post on Instagram