LIFESTYLE, 11 Shtator 2023, 17:30

Baba në moshën 68-vjeçare, Ylli Pango tregon ndjesinë e prindërimit që e riprovoi pas 30 vitesh

Baba në moshën 68-vjeçare, Ylli Pango tregon ndjesinë e

Politikani dhe pedagogu Ylli Pango mësohet se është bërë baba në moshën 68-vjeçare.  I larguar prej kohësh nga jeta publike, Pango ndau për herë të parë në "Zgjohu me MCN", ndjesinë e prindërimit që e riprovoi pas 30 vitesh.

Pango foli për djalin dhe nipin e tij të vogël, të cilët janë moshatarë me njëri-tjetrin.

“Djali im i madh, është 34 dhe ka dy fëmijë. Ka një djalë që është më i madh se djali im, dmth që e ka xhaxha djalin tim. Pra ai është 4 vjeç, e ka emrin Ares, ndërsa djali im i vogël quhet Daniel. Kam dhe një mbesë 2 vjeçe.”, tha Pango.

Pedagogu i shkencave sociale foli edhe për botimet e tij të reja.