LIFESTYLE, 2 Shtator 2023, 14:56

Ikona e televizionit italian largohet nga “Mediaset” pa asnjë paralajmërim

Ikona e televizionit italian largohet nga “Mediaset” pa asnjë

Ikona e telelvizionit italian, Barbara d’Urso, është larguar nga “Mediaset” pa asnjë paralajmërim. Në prag të sezonit të 16-të të programit të saj, “Pomeriggio5”, Barbara është zëvendësuar me prezantuesen Myrta Merlino.

Në një mesazh të gjatë në Instagram, Barbara shkruan se ajo ka qenë krijuesja dhe kuruesja e 15 viteve të këtij programi duke u rritur bashkë me të.

Mes një kolazhi fotosh nga emisioni “Pomeriggio5”, Barabara kujton, mes të tjerave.

“Ishte një aventurë e jashtëzakonshme që më lejoi të sjell beteja sociale, të intervistoja të gjithë liderët politikë deri në fushatën e fundit elektorale, t’ju informoja dhe t’ju bëja shoqëri gjatë muajve të errët të pandemisë. Me përkushtim dhe vetëmohim kam qenë në shërbimin tuaj për 15 vjet duke ndjekur udhëzimet deri në episodin e fundit të këtij viti, pa anashkaluar asnjë takim. Çfarëdo që të ndodhte në jetën time, unë isha aty, besnike, mbi të gjitha ndaj angazhimit, për mua të pacenueshëm, që kisha me ju….”

Barbara shkruan më tej se gjatë viteve ka garantuar një audiencë shumë të lartë (mesatarja sezonale 16%, me kulmet mbi 20%) dhe ishte gati për të rinisur sezonin e ri. Por ka mësuar se “çelësat e asaj shtëpie i janë dhënë Myrta-s, së cilës i uroj shumë fat” dhe ajo për të cilën ndihet keq është fakti që nuk mundi të përshëndetet me publikun pas 15-vitesh bashkë.