LIFESTYLE, 29 Gusht 2023, 15:22

U përfol për lidhje me Dean, Kristi sqaron të vërtetën: Kam një marrëdhënie me dikë tjetër

U përfol për lidhje me Dean, Kristi sqaron të vërtetën:

Dea Mishel dhe Krist Dragot krijuan brenda Big Brother VIP një miqësi të fortë që duket se u forcua edhe më shumë kur ata dolën jashtë. Dyshja kanë zgjedhur të kalojnë shpesh kohë së bashku, duke nxitur thashethemet për një romancë. Madje, fotot e fundit të të dyve duke festuar ditëlindjen e Kristit dhe duke u argëtuar, të shoqëruar edhe nga motra e tij, Gala, i nxitën edhe më shumë këto spekulime.

Ka qenë Kristi i pari që ka reaguar pasi lajmet për një romancë mes tyre nisën të qarkullonin në të gjitha mediat online. Ai ka theksuar se me Dean janë thjesht miq shumë të mirë dhe ka zbuluar se ai është në lidhje me dikë tjetër.

Thjesht për të pastruar thashethemet. Unë dhe Dea nuk jemi çift, ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Faleminderit”, -ka shkruar Kristi, duke e mbyllur, “Dea vazhdo shkëlqe!
Dea e ka ripostuar Story-n e Kristit, duke shtuar:

Nuk e di pse duhet ta shpjegojmë këtë çdo herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time. Në atë botë të çuditshme për probleme që tani më duken te vogla, por atëherë më përfshinin plotësisht, Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk do e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet. Jam shumë mirënjohëse!"