TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ishte një verë e nxehtë, kështu që nuk mund të ndiheni në faj nëse ju lindi ideja për të veshur xhinse dhe xhaketa, pas disa muajve fustane linoje me rripa dhe sandale. Në fund të fundit, shtatori sjell me vete ndjenjën e fillimit nga e para.
Është koha e duhur për të plotësuar boshllëqet e gardërobës: ndoshta një xhaketë sportive lëkure apo një çantë dore, të denjë për Instagram?
Megjithëse nuk është ende koha për një ndryshim të plotë sezonal (ne jemi zyrtarisht sot në vjeshtë, por në periudhën e fundit të verës – nisur nga kushtet e motit), ju mund të vishni ende veshjet verore duke prezantuar edhe pjesë të reja të vjeshtës.
Veshjet e fundit që kemi zgjedhur nga trendet dhe pasarelat e njohura do t’ju sjellin pak frymëzim se çfarë të vishni gjatë kësaj periudhe që francezët e quajnë “la rentrée”.
Vjeshta duket se është stina perfekte për të treguar stilin dhe për të përdorur më shumë veshje nga gardëroba. Rrobat e preferuara të verës mund t’i vishni me disa shtresa shtesë përgjatë muajve të freskët që vijnë.
Shikoni këto 5 kombinime që do t’ju bëjnë të ndiheni komodë dhe njëkohësisht me stil.
Xhaketë kamosh, bluzë sportive, xhinse të gjera
Pantallona cargo, dressy top
Fustan vere, xhaketë, çizme të gjata
Xhaketë lëkure, bluzë e bardhë, xhinse dhe balerina
Një jelek dhe fustan të gjatë maxi