LIFESTYLE, 10 Nëntor 2023, 19:28

Gazetarja rrëfen përballjen me bullizmin: Kisha një problem shëndetësor, më sulmonin se vija erë

Gazetarja rrëfen përballjen me bullizmin: Kisha një problem

Gazetarja Glidona Daci nuk i ka shpëtuar bullizmit nga bashkëmoshatarët e saj. Gjatë bisedës me “Shije Shtëpie” në Tv Klan për bullizmin, të ftuarit kanë ndarë historitë e tyre personale dhe përjetimet gjatë kohës që kanë kaluar një moment të tillë.

Gazetarja e Klan News rrëfen se në vitin e parë të universitetit po kalonte një problem shëndetësor, i cili e vendoste në qendër të komenteve të bashkëmoshatarëve të saj.

“…Për shkak të një problemi shëndetësor që kam pasur, i cili më ka zgjatur ndër vite ( kam lindur me një problem) dhe shpeshherë në fakultet, kur kam nisur vitin e parë, për shkak të infeksionit, normalisht sado që e pastroja, e trajtoja dhe e kuroja, kisha një lloj arome të keqe, si të thuash. Isha gjatë gjithë kohës në sulm nga bashkëmoshatarët e mi përpos kësaj gjëje dhe shumica e tyre nuk e dinin.Në momentin që unë e pashë që kjo gjëja filloi, në atë periudhë isha vetëm 18 vjeç dhe pa diskutim që ishte ajo lufta mes adoleshencës dhe të qenit vajzë e rritur. Kam kryer operacionin dhe kam vajtur pas disa kohësh në shkollë. A, po pse ti e kishe problem shëndetësor? Dhe i them njërës “po është shumë kollaj të drejtosh gishtin dhe të thuash ajo nuk është e pastër”, “ajo nuk lahet” apo ku e di unë se çfarë…”