LIFESTYLE, 9 Nëntor 2023, 21:01

“U ulën malet, u ngritën halet”, Arben Derhemi e ka me Ermal Mamaqin?

“U ulën malet, u ngritën halet”, Arben Derhemi e ka me

Arben Derhemi ka bërë së fundmi një InstaStory që të gjithë po ja nisin Ermal Mamaqit.

“Sa me dhimbje lexojme qe pseudohumoriste behen “producente filmash”. Dhe akoma me me dhimbje i degjojmë që ofendojnë figura qe me aq sakrifica e pune ja kane dale te bejne art ne kohet me te veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lepire e bere lolot e cdo lloi pushteti e pasunari…

Ps. Uulen malet u ngriten halet”, shkruan ai.

Kjo nuk është here e parë që Derhemi ka sulmuar Mamaqin. Më parë aktori, menjëherë pas eventit të “Dy gisht mjaltë” u shpreh:

“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”

“U ulën malet, u ngritën halet”, Arben Derhemi e ka me