TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme, në Big Brother VIP Kosova, opinionistja Anita Haradinaj bëri një koment ndaj gazetarit Gani Gërmia, që shkaktoi reagime të ashpra online. Duke diskutuar për marrëdhënien e tij me një nga banoret e tjera, Brikendën, Anita i tha Ganiut se nuk e vë ne dyshim që ata janë thjesht miq, pasi Brikenda është yll e bukur dhe dy metra, madje iu kthye atij me fjalët “nuk e di nëse e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrë”.
Moderatori Alaudin Hamiti shkëputi menjëherë lidhjen me shtëpinë, për t’i tërhequr vëmendjen Anitës se komente të tilla janë ofenduese dhe nuk mund të lejohen. Megjithatë, Anita u vetëmbrojt duke thënë se Ganiu është ai që po i ofendon të gjithë banorët përditë.
Këto komente të opnionistes kanë shkaktuar reagime të ashpra online, pasi komentuesit theksojnë se një gjuhë e tillë nuk duhet përdorur, sidomos nga dikush që është në pozicionin e opinionistes në një program kaq të ndjekur.
Po ashtu, ka reaguar edhe faqja zyrtare e Ganiut, ku personat që e menaxhojnë shkruajnë: "Ofendimet dhe gjuha ofenduese nuk duhet të tolerohen dhe duhet të ndëshkohen. Ne duhet të themi se respekti ndaj njëri-tjetrit është vlera më e rëndësishme. Le të bashkohemi për të krijuar një shoqëri më të mirë, më miqësore dhe më të drejtë.".
Anita Haradinaj nuk ka reaguar më lidhur me çështjen.