LIFESTYLE, 10 Shkurt 2022, 23:15

Nga Agron Llakaj, Xhemi Shehu te Ermal Mamaqi, banorët e “Big Brother” mirëpresin sërish vizitorë

Nga Agron Llakaj, Xhemi Shehu te Ermal Mamaqi, banorët e “Big
Agron Llakaj- Xhemi Shehu dhe Ermal Mamaqi

Banorët e Big Brother Vip kanë mirëpritur disa vizitorë të tjerë. Pasi ditën e djeshme takuan opinionistët Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, këtë herë kanë shkuar Agron Llakaj, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flori Gjini, Salsano Rrapi etj.

Ata darkuan me 6 banorët: Donaldin, Ilirin, Beniadën, Monikën, Einxhel dhe Arjolën ndërsa nuk kanë munguar as momentet plot të qeshura. Kujtojmë që ditën e nesërme pritet të hyjnë dhe disa nga ish konkurrentët që janë larguar nga formati.

Këto darka vijnë pasi Vëllai i Madh iu ofroi mundësinë banorëve që të takohen me miq dhe të afërm të tyre. Por për këtë ata duhet të paguajnë. Çdo darkë ka koston e vet dhe paratë do të zbriten nga çmimi i madh.