LIFESTYLE, 10 Shkurt 2022, 21:28

Ndahet nga jeta motra e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare

Ndahet nga jeta motra e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare

Kadrie Kadare, motra e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Kadrie Kadare është shuar të mërkurën, ndërsa u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit.

Kadrie Kadare, e njohur në qarqet letrare si Kakuja, ajo ka punuar si korrektore në disa media të shtypit të shkruar në vend. Poeti Sadik Bejko ka ndarë një status në rrjetet sociale, ku e cilëson të ndjerën si një korrektore të veprës së Ismail Kadaresë.

“Sot në moshën 85 vjeç është ndarë nga jeta Kadrie Kadare. Ajo ishte një grua me arsimim të lartë, me kontribute si mësimdhënëse, lektore në Universitet.  Ajo ka një kontribut të pavërejtur si korrektore e veprës së Ismail Kadaresë.

Ka punuar dhe në disa nga gazetat me të rëndësishme në këto vite të tranzicionit. Korrektore në gazetat Albania, Shekulli, 55. Panorama, Rilindja Demokratike, Mapo. Etj.

Sot, Ismail Kadare në intimite, në heshtje solemne sot përcillë në varrezat Sharrës motrën e tij të vetme. Para një muaji u nda nga jeta vëllai i tij, dr Shahin Kadare. Të qoftë dheu i lehtë, Kadrie Kadare. Paqe, prehje e përjetshme për ty”, shkruan Bejko.

Ndahet nga jeta motra e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare