LIFESTYLE, 10 Shkurt 2022, 13:40

Einxhel Shkira: E dua finalen, nuk dua ta shoh si spektatore

Einxhel Shkira: E dua finalen, nuk dua ta shoh si spektatore

Moderatorja Einxhel Shkira ka diskutuar së bashku me aktorin Donald Veshaj dhe balerinin Ilir Shaqiri mbi finalen e ‘Big Brother VIP’. 

Ajo ka shprehur dëshirën e saj për të qenë një prej finalistëve të ‘Big Brother VIP’ duke thënë që nuk i interesojnë paratë apo çmimi i madh por ka dëshirë që këtë eksperiencë ta çojë deri në fund.

Natën finale, moderatorja tha se dëshiron ta përjetojë brenda shtëpisë së BBV dhe jo ta shohë nga shtëpia si spektatore.

“E kam thënë që natën kur Arjola ka dalë dh na u shtua një 15 mijëshe, kam thënë më mirë na kishit shtuar një finalist se atë 15 mijëshe.

Edhe nëse do të isha unë e pesta nuk është çështja te 10 mijëshja apo te pretendimi i çmimit të madh por dua të jem me 18 shkurt dhe dua ta përjetoj si spektakël nuk dua ta përjetoj si spektatore, ta shikoj as nga studio dhe as nga shtëpia. Përderisa kam ardhur deri këtu pse mos ta përjetoj edhe atë natë.

Jam e sigurt që produksioni dhe vëllai i madh për atë natë kanë rezervuar “qershinë mbi tortë. Kam dëshirë të jem edhe sikur të jem e pesta apo e gjashta edhe sikur të jetë hajt po e fusim dhe këtë, prapë për mua s’ka gjë sepse të paktën kam ardhur deri këtu”.

Moderatorja Einxhel Shkira hyri në ‘Big Brother VIP’ bashkë me këngëtaren Beatrix Ramosajn dhe blogeren Sarah Berisha.

Ajo është e vetmja konkurente që edhe pse disa javë më vonë është afër finales së bashku me banorët që janë nga 5 tetori.