LIFESTYLE, 3 Nëntor 2023, 22:42

Futbollisti u martua me ish-shoqen e saj, modelja sulmon Mërgim Berishën: Kush e tradhton atdheun, nuk është shqiptar

Futbollisti u martua me ish-shoqen e saj, modelja sulmon Mërgim

Modelja Vesa Vasaliu është kthyer një nga emrat më të komentuar në media, pasi ka bërë publike historinë e tradhtisë së ish të fejuarit të saj, futbollistit Mërgim Berisha.

Disa ditë përpara se ajo të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova, ajo tha se Berisha ishte martuar me shoqen e saj të ngushtë, duke hedhur akuza se kjo e fundit i mori të dashurin. Ajo zbuloi se u nda nga Berisha një muaj para martesës.

“Kam mësuar që nuk duhet të duash një person më shumë me veten. U tradhtova nga ish-i fejuari im dhe nga shoqëria. Shokët mi kanë hapur sytë. E kam një shok shumë të mirë dhe nga fillimi më ka thënë që Vesë jo, por prap unë kam vepruar në mendjen time. Kam menduar që ajo ma don të mirën, por nuk më ka dashur të mirën po jetën time private si në publik, si në lidhje, si me familjen time, si me çdo gjë.

Në fillim kam menduar që është shumë keq që jemi ndarë por tani mi ka hapur 100 derë që e kam dalluar se kush është reale, kush më don dhe kush më përkrah.”- tha ajo.

Gjatë një interviste televizive ajo nuk la pa thumbuar futbollistin , për të cilin tha se nuk është shqiptar pasi nuk ka pranuar të luajë për Kosovën, pasi luan për Kombëtaren e Gjermanisë. “Kush e tradhton Kosovën s’është për mua shqiptar. Më vjen keq”, ka thënë Vesa ndër të tjera.