AKTUALITET, 13 Qershor 2019, 23:04

Librazhd/ Qëlluan me vezë makinën e Ramës, nisin shoqërimet e protestuesve të PD-së

Librazhd/ Qëlluan me vezë makinën e Ramës, nisin


Policia e Shtetit ka filluar me shoqërimin e protestuesve që i zunë rrugën kryeministrit Edi Rama në Librazhd.

Ende nuk dihet numri i saktë i protestuesve të shoqëruar nga policia dhe nëse ka të arrestuar. Mes të shoqëruarve është kryetari i PD në Elbasan Eugen Isaj dhe mbështetës të tjerë të PD-së.

Po ashtu të shoqëruar janë edhe kryedemokrati i Prrenjasit, Arjan Karriqi, dhe sekretari Leonard Ozuni.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale, në Librazhd dhe Prrenjas. Gjatë këtyre takimeve, Rama u prit me protesta dhe incidente, ku mbështetësit e PD-së, qëlluan me vezë eskortën e Ramës, teksa po hynte në Librazhd.

Kryeministri ironizoi incidentin, duke i quajtur protestuesit mjeranë. Rama i ka kërkuar sërish tërheqjen presidenti Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.