TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy tërmete kanë shkundur Shqipërinë e mesme pak pas orës 11:00 të paradites. I pari ka qenë më i fuqishëm, me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit, ndërsa i dyti më i lehtë, me 3.9 ballë, por po aq i frikshëm, me qepiqendër në detin Adriatik.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe në qytete të tjera ku qytetarët kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë të frikësuar jashtë.
[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/07/video-1530695853.mp4"][/video]
Dëmet nga tërmeti këtë paradite nuk janë të konsiderueshme. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes, deri në orën 12:30 janë konstatuar këto të dhëna:
1. Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
2. Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.
4. Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
7. Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.
Sipas ministrisë, në Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.
Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë. Rreth orës 13:25 minuta kryeqyteti është përfshirë nga lëkundjet e tjera.
Lëkundjet janë ndjerë për disa sekonda, ndërsa kanë qenë të lehta.
Sërish epiqendra e tërmetit është në Durrës.
TPZ/AL