TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane shkatërroi sot një bandë shqiptaro-arabe të cilët merreshin me trafik kokaine nga Holanda në Itali. Operacioni u zhvillua në zonën e Emilia Romanjas dhe Toskanës dhe u arrestuan 22 persona mes të cilëve edhe 10 shqiptarë.
Mësohet se një nga shqiptarët e arrestuar është këngëtari shqiptar Dëfrim Dervishi i njohur me emrin e artit si Defri. Ai jetonte prej vitesh në Itali.
Hetimet për operacionin në fjalë kishin nisur në vitin 2016, ndërsa provat vërtetuan edhe aktivitetin e paligjshëm të kësaj bande, që ishte e specializuar për tregtinë e kokainës të importuar nga Holanda.
Grupi kriminal kishte shtrirje në disa zona të Italisë, përkatësisht në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicilia.
Kokaina e importuar nga Holanda shitej në Itali rreth 80 euro për gram, ndërsa një kilogram blihej me shumicë për 35 mijë euro.