TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria shqiptare është gati të rishikojë kontratën e koncesionit të aeroportit "Nënë Tereza", për shkak të shqetësimeve të qytetarëve se çmimet e biletave të avionëve janë më të lartat në Ballkan. Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tenderi që po bën Autoriteti i Aviacionit Civil, me objekt prokurimi "shërbim konsulence". Vlera e kontratës është rreth 300 mijë USD, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 40 ditë pune.
Sipas dokumenteve të tenderit, AAC kërkon rishikimin e pavarur ekonomik të kontratës koncesionare të aeroportit sipas ligjit nr. nr.9312, “Për ratifikimin e marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesionare "Tirana Airport Partners", sh.p.k., për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", Tiranë dhe për dhënien e disa stimujve kësaj shoqërie koncesionare”.
Sipas ligjit, në këtë nen parashikohet se çdo palë ka të drejtën të kërkojë një rishikim të pavaruar të pozicionit ekonomit të koncesionit, i cili përfshin nëse ka lindur një disekuilibër. Ndërkohë, në dokumentet e tenderit thuhet se objektivi i përgjithshëm i kësaj kontrate është kryerja e rishikimit të pavarur të pozicionit ekonomik të Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza", nga një subjekt këshillimor financiar, i kualifikuar, i pavarur.
Do të vlerësohet pozicioni ekonimik i koncesionarit, vlerësimi i efekteve të ngjarjeve të jashtme që kanë qënë jashtë kontrollit të palëve, pasqyrimin e tendencave në trafikun pasagjerëve e mallrave si dhe rritjen ekonomike në Republikën e Shqipërisë dhe në shtetet tek të cilët dhe nga të cilët udhëtojnë shumica e pasagjerëve të Aeroportit.
Qeveria kërkon analizën e aseteve, detyrimeve dhe raporteve financiare historike të koncesionarit. Edhe, pozicioni ekonomik i koncesionarit do të vlerësohet duke iu referuar totalit të të ardhurave dhe shpenzimeve të shoqërisë dhe normës së rikthimit të Kapitalit Ortak sipas skenarit bazë të parashikimeve financiare të rëna dakord.
Do të bëhet analiza e pasqyrave financiare të TIA për periudhën 2004- 2017. Do të bëhet analiza e të dhënave të vëna në dispozicion mbi trafikun e lëvizjes së pasagjerëve dhe të mallrave si dhe evidentimi i tendencave që vërehen në këtë drejtim. Do të bëhet analiza e të dhënave mbi çmimet dhe tarifat e aplikuara nga TIA dhe krahasimi i tyre me praktikat dhe strategjitë e çmimeve që veprojnë në të njëjtën zonë (rajon) me synim për të identifikuar dhe prezantuar gjetjet respektive.
Mbi bazën e këtyre gjetjeve, qeveria shqiptare do të hartojë një kontratë të re konesionare me aerportin e RINAS-it./TPZ.AL/