TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burre e grua gjenden pa jete brenda baneses se tyre ne Elbasan. Ngjarja e rende ka ndodhur në fshatin Gjegjan të Elbasanit.
Gazetarja e “Panorama”‘ ben me dije se bashkeshortet Lici jetonin te vetem ne banese pasi i kane femijet ne emigracion.
Burri eshte identifikuar si Vasil Lici, 65 vjec, kurse gruaja Sabrije Lici, 61-vjec, qe thuhet se vuante nga skleroza.
Dyshohet se ata kane me shume se nje dite qe kane nderruar jete dhe dyshimet e para flasin per nje vdekje shkaktuar nga asfiksia prej gazit.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe ben me dije se ngjarja dyshohet e qellimshme, pasi ka qene burri qe ka hapur gazin dhe me pas i ka vene flaken.
Informacion paraprak
Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.
Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.
Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.