AKTUALITET, 3 Korrik 2018, 23:45

Debati për Teatrin ndan vëllezërit Shllaku/ Shkrimtari: Të mbrohet! Aktori: Të prishet!

Debati për Teatrin ndan vëllezërit Shllaku/ Shkrimtari: Të

Debati për godinën e Teatrit Kombëtar prek ndonjëherë edhe kufijtë e absurdit. Çështja nuk ka ndarë në mes vetëm politikën, arkitektët, aktorët dhe regjisorët, por tashmë zëra të kundërt gjen edhe brenda një familjeje. I tillë është rasti i vëllezërit shkodranë Primo dhe Bruno Shllaku. I pari shkrimtar dhe tjetri aktor. Janë djemtë e regjisorit dhe Artistit të Popullit, Lec Shllaku, dhe nipa të përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku.

Këtë të martë në të njëjtën ditë njëri deklaronte publikisht në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, ndërsa tjetri protestonte para godinës së Teatrit, kundër shembjes së saj.

E çuditshme në këtë rast është se shkrimtari Primo Shllaku mbështet ruajtjen e godinës ndërsa aktori Bruno Shllaku është “pro”shembjes”.

“Teatri është tempull dhe tempujt janë të shenjtë, për mua ky vend është vend i shenjtë sepse është tempull. Padrejtësisht paskemi menduar sikur mbaroi koha kur shembeshin tempujt, sikur ajo histori mbaroi me ’67, ka prapë tundime për të prishur tempujt” – tha Primo Shllaku në protestë duke shtuar: “Ky kompleks është organik, autentik dhe unik. Çdo gjë tjetër këtu “i rrin si shalla gomarit”. Këtu ka kaluar historia e Teatrit shqiptar”.

Më herët në Komisionin Parlamentar Bruno Shllaku do të thoshte: “Kam një dëshirë të vetme që tu tregoj disa njerëzve që thonë: “Unë jam Teatri”. Do t’u them se ku është Teatri i vërtetë. Ne që themi që ai teatër të ribëhet ne si përkitkemi Teatrit?

Do ti themi ndokujt, unë djali i Dedë Shllakut, Artist i Popullit, shkrimtarit, poetit, interpretues i sa e sa roleve në teatër e kinematografi, themelues i Teatrit “Migjeni” dhe “Skampa”, themelues i estradës dhe teatrit të Ushtarit.

Kujt i përkas unë? Cilit teatër mund ti përkas? Nuk jam për fjalën shembje. Unë jam për atë që thotë Shekspiri: Teatrin e bëjnë njerëzit. Më jep thotë një çarçaf, edhe unë do të loz kryeveprën time”.

Ai teatër është jashtë çdo parametri. I nderuari dhe i madhi Kadri Roshi më thoshte: “Bruno më vjen turp të dal në atë skenë, është për ibret të Zotit. Se vë qeveria një dorë” – tha aktori Bruno Shllaku./Lapsi.al/