AKTUALITET, 15 Gusht 2018, 20:32

Largohet nga Zvicra, Majkëll Shumaker do ta vazhdojë rehabilitimin në Spanjë

Largohet nga Zvicra, Majkëll Shumaker do ta vazhdojë rehabilitimin
Majkëll Shumaker nuk do të qëndrojë më në Zvicër. Është ky lajm më i fundit në lidhje me legjendën e Formula 1. 49-vjeçari do ta vazhdojë pjesën tjetër të rehabilitimit të tij shëndetësor në Spanjë. Me konkretisht Shumaker do të vendoset në Majorka në një vilë e cila është blerë së fundmi nga bashkëshortja e tij, Korin.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryetari i bashkisë së Majrokës: “Mund të konfirmoj se Majkëll Shumaker do të qëndrojë në qytetin tonë dhe ne jemi gati për ta mirëpritur. Edhe policia e qytetit ka një plan të qartë për të ruajtur privatësinë e ish-pilotit legjendar i cili 5 vite më parë pësoi një aksident të tmerrshëm teksa ishte duke bërë ski.