AKTUALITET, 22 Mars 2018, 14:33

Largimi i këshilltarëve të LSI, Kryemadhi: Lajm i vjetër, janë të lirë për të qenë kudo

Largimi i këshilltarëve të LSI, Kryemadhi: Lajm i vjetër,

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar për herë të parë këtë të enjte largimet e këshilltarëve bashkiakë të kësaj force politike në disa bashki të vendit, për të ju bashkuar PS-së.

Në një prononcim për mediat për ditën e Sulltan Novruzit, Kryemadhi thotë se çdo anëtar i LSI është i lirë për të qenë kudo.

“Sot është ditë paqeje, nuk është ditë as për të cilësuar apo për t’u marrë me lajme të vjetra.Dua t’u them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqenie dhe më shumë begati”, tha Kryemadhi.

Mes të tjerave, kryetarja e LSI-së ka uruar të gjithë besmitarët bektashianë dhe shqiptarët.

“Drita e Zotit u ndriçoftë rrugën të gjithë shqiptarëve, dhe të reflektojë klasën politike për t’i dhënë dritë, begati, paqe dhe më shumë forcë shqiptarëve”, tha ajo.