AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 21:29

Lajme të këqija për Juventusin, titullari i bardhezinjve dëmtohet dhe duhet të operohet

Lajme të këqija për Juventusin, titullari i bardhezinjve

Stërvitja e sotme për Juventusin është mbyllur me lajme negative për kampion bardhezi dhe trajnerin Mauricio Sarri. Kapiteni i skuadrës, Xhorxho Kielini është dëmtuar teksa bëhet fjalë për një këputje të ligamentit. Në komunikatën e klubit torinez theksohet se mbrojtësi ka vuajtur nga nja shqetësim në gjurin e djathtë.

Ndërkohë që analizat më të detajuara në JMedical kanë evidentuar problemin serioz ligament. Në ditët në vazhdim do të jetë e detyrueshme për 35-vjeçarin t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Sakaq, nuk bëhet e ditur për sa kohë do të mbetet jashtë fushave Kielini, megjithatë e sigurt është se nuk do të jetë një kohë e shkurtër ajo e rikuperimit, duke parë edhe moshën e kapitenit.

Ndërkohë, në këtë formë mund të ndryshojnë edhe planet e merkatos në prapavijë, ndërsa Rugani tashmë me shumë mundësi do të qëndrojë bardhezi. Teksa vendi në formacion tashmë do t’i kalojë holandezit, De Ligt.