TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin detaje të reja nga ajo që u raportua si shpërthim me tritol në Vlorë ku u plagos një 36-vjeçar. Policia e Vlorës sqaron se personi është qëlluar me armë zjarri dhe tani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë gjithçka ndodhi rreth orës 19:23 kur në spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi Elius Thartori, 36 vjeç. Ai ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
“Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit” – thotë policia. Është pak e paqartë dinamika pasi dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar një shpërthim ndërsa policia ka deklaruar se bëhet fjalë për të qëlluar me armë.
I plagosuri sapo ishte kthyer nga jashtë vendit në Vlorë. Thartori ka qenë 10 vjet i dënuar për vrasje dhe pas lirimit nga burgu ka punuar për pak kohë si mësues fiskulture. U pushua nga puna pasi u denoncua në emisionin “Fiks Fare” se ishte punësuar në kundërshtim me ligjin.