TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë Albpetrol sh.a ka miratuar bilancin e vitit 2016, ku Albpetrol ka arritur të bëjë një fitim përpara tatimit në shifrën 1.532.432.248 lekë.
Kjo e rendit Albpetrol sh.a ndër kompanitë me fitimin më të lartë në Shqipëri për vitin 2016. Fitimi i shoqërisë ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së prodhimit nga vetë shoqëria si dhe rritjes së shitjes në natyrë, edhe pse çmimi i naftës bruto në bursat ndërkombëtare nuk është në nivelet më të larta.
Bazuar në rezultatin e mirë financiar, në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë Albpetrol sh.a miratoi një pagë shpërblim për të gjithë punonjësit e shoqërisë.