AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 19:11

Hidhet nga kati i 5-të i pallatit, humb jetën 42-vjeçarja në Tiranë

Hidhet nga kati i 5-të i pallatit, humb jetën 42-vjeçarja

Një ngjarje e rënda ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një grua 42-vjeçare është hedhur nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja S. H., 42 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.