AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 17:36

I hedhur në kanal dhe i mbuluar nga gjaku, detaje nga vrasja që tronditi Mirditën

I hedhur në kanal dhe i mbuluar nga gjaku, detaje nga vrasja që

Detaje të reja mësohen nga vrasja me armë zjarri e Eri Zefit, këtë pasdite në “Zall Xhuxhë” të Mirditës. Sipas raportimeve, 34-vjeçari është gjetur në një kanal kullimi nga kalimtarë të rastit i mbuluar me gjak. Dyshohet se hakmarrja ka çuar në ekzekutimin e të riut, e më pas duke e hedhur në kanal për të fshehur gjurmët e vrasjes.

Grupi Hetimor dhe Policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në krimin makabër. Unifromat Blu dhe forcat speciale po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit ende të paidentifikuar.

Dyshimet për hakmarrje?!

Viktima e vrasjes në Mirditë, Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit. Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca, pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

Ndreca u qëllua me 5 plumba nga Ndue Zefi duke mbetur i vdekur në vend, pas një konflikti që patën në lokal, siç tregohet dhe vetë në dëshminë e Zefit. Ky i fundit u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës mëngjesin e 26 shkurtit ku pranoi edhe autorësinë e krimit.

Mirditë /Informacion paraprak

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.