AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 19:01

SHBA, rritet bilanci, 16 të vdekur nga cigaret elektronike

SHBA, rritet bilanci, 16 të vdekur nga cigaret elektronike

Shkon në 16 bilanci i viktimave nga sëmundjet që lidhen me cigaret elektronike në Shtete e Bashkuara të Amerikës, raportojnë sot mediat.

Dy rastet e fundit janë verifikuar në Virginia dhe New Jersey.

Javën e shkuar Centers for Disease Control and Prevention, autoritet sanitar federal, kishte njoftuar se janë 805 raste të konfirmuara nga sëmundje që lidhen me përdorimin e e-cig në 46 shtete të SHBA.

Të panjohura ende shkaqet e kësaj epidemie, por shënohet që më shumë se 75% të pacientëve kanë konsumuar Thc, përbërës i marijuanës nëpërmjet e-cig.