AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 19:04

Ish-Presidenti francez Sarkozy përfundon në gjyq, akuzohet për parregullsi në fushatën zgjedhore, rrezikon një vit burg

Ish-Presidenti francez Sarkozy përfundon në gjyq, akuzohet për

Mediat e huaja kanë bërë me dije ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy po ndiqet penalisht për parregullsi gjatë fushatës zgjedhore të 2012.

Kjo nuk është hera e parë që Sarkozy ndiqet penalisht pasi edhe për vitin 2007 ai u akuzua për ndikim të zgjedhjeve në vend.

Ndërsa lidhur me çështjen e vitit 2012 Sarkozy do të dalë në gjyq së shpejti për parregullsi në financimin e fushatës elektorale, ku rrezikon të dënohet me 1 vit burg, e sëbashku me ish-presidentin francez janë të akuzuar në lidhje me këtë çështjen edhe 13 persona të tejrë.

Por nga ana tjetër Sarkozy i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura kundër tij.