AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 16:55

Zbardhet krimi/ Vrasja në Mirditë për gjakmarrje. Ja historia

Zbardhet krimi/ Vrasja në Mirditë për gjakmarrje. Ja historia

Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit në Mirditë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Erin Zefi dyshohet se është vrarë për gjakmarrje.

Vëllai i tij, Ndue Zefi ka vrarë në Durrës, 45-vjeçarin Martin Ndreca.

Ndreca u vra në lokal pas një sherri të nisur për shkaqe banale.

Pas krimit Ndue Zefi ishte vetëdorëzuar në polici.

Por duket se familja Ndreca nuk e kanë lënë me kaq.

Ata janë ndjekur vëllain e Ndues, 34-vjeçarin Erin Zefi dhe e kanë vrarë ditën e sotme, duke e lënë në një arë.

Dy familjet Zefi dhe Ndreca janë me origjinë nga Mirdita.

Vrasja e 45-vjeçarit Martin Ndreca ndodhi në fund të muajit shkurt 2019 në Durrës.