TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër aksident, këtë radhë me pasoje vdekje, ka ndodhur sot në Durrës. Një djalë i ri, vetëm 18 vjeç, duke udhëtuar me motoçikletë ka përplasur për vdekje një këmbësor 80 vjeçar.
Policia bën me dije se shtetasi B.T., 18 vjeç, duke drejtuar motoçikletën e tij, është përplasur me shtetasin këmbësor H.P., 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë në spital kanë përfunduar edhe drejtuesi i motoçikletës dhe shoku i tij, po 18-vjeçar që ishte pasagjer.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.03.2019, në aksin rrugor Sukth -Kullë, shtetasi B.T., 18 vjeç , duke drejtuar motoçikletën e tij, është përplasur me shtetasin këmbësor H.P., 80 vjeç , banues në Sukth.
Për pasojë janë aksidentuar dhe ndodhen në Spital drejtuesi i motoçikletës, pasagjeri i tij shtetasi V.L., 18 vjeç si dhe shtetasi këmbësor H.P., i cili ka ndërruar jetë në Spital.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.