TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë përfunduar hetimet për Arkimed Lushajn, dosja ka kaluar në Gjykatë. Vjollca Spahiu është gjyqtarja që do të vendosë për fatin e këngëtarit që mbahet në burg që prej muajit tetor të vitit të kaluar.
Stresi akuzohet se ka kryer trafik të lëndëve narkotike dhe në momentet e arrestimit i është gjetur dhe një armë pa leje. Vetë familjarët e Stresit dhe këngëtari e kanë quajtur të gjithën këtë një kurth që i është ngritur këngëtarit, dhe një sulm politik ndaj familjes së tyre.
“Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit'”, thuhej në deklaratën e Policisë për arrestimin e Stresit.