Sot gratë në të gjithë botën festojnë ditën e tyre. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me postimin e një fotoje me gruan, Lindën dhe me nënën e tij, Anetën.
Më pas, po në rrjetet e tij sociale, kryeministri Rama ka postuar fotot e ministreve të kabinetit të tij qeverisës. Poshtë çdo fotojë të një ministreje gjendej një shprehje e preferuar e tyre dhe fakti që 50% e kabinetit ishte nën “pushtetin” e grave.
Por Rama nuk është ndalur këtu. Edhe pse në axhendën e kryeministrit do të vizitojë Kishën e “Shën Kollit” në Kurjan që është nën administrimin e bashkisë së Roskovecit, Rama vendosi që të merrte pjesë edhe në një festë të organizuar për gratë.
“Për 8 marsin, a është festë apo protestë. Këtë dilemë e zgjidhi Gramozi: tha hajde shkojmë në Fier, se atje gratë janë edhe për festë edhe për protestë. Hajde Gaz Paja na vej një këngë për vallëzim. Jo nga ai vallëzimi grua më grua. Futuni të gjitha këtu për vallëzim, jo për të më shqyer mua. Afrohuni tani futuni këtu të gjitha për vallzim jo për të më shqyer mua. ore për vallëzim jo për të më shyqer mua. Më shkatërruat fare. Çuditërisht jam gjallë akoma. Shumë faleminderit. Rrofshin gratë, rrofshit ju, pa ju ne jemi kot. Gëzuar, gëzuar,” – shprehet Rama.
Video:
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/335605540395682/
Nuk ka mbetur pas as kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan: Faleminderit me zemër të shenjtave të bashkisë. Falë jush, Tirana është sot më e bukur, më e dashur, më e pastër. Jemi me fat që ju kemi!’
Në postim janë vënë në fotogaleri një grupi grash që punojnë në Bashkinë e Tiranës.
Mesa duket politikanët kanë gjetur një mënyrë për të vjedhur festën dhe për t’u bërë protagonistë edhe në një ditë kur duhet që e gjithë vëmendja të jetë për gratë dhe vajzat. Gëzuar festën e 8 marsit ju gra, vajza dhe politikanë!










