AKTUALITET, 8 Mars 2019, 13:45

Protestuan para Kuvendit më 5 mars, gjykata liron 8 protestuesit e opozitës

Protestuan para Kuvendit më 5 mars, gjykata liron 8 protestuesit e

Gjykata lë të lirë 8 të arrestuarit pas protestës së opozitës para Parlamentit. Gjykata ka vendosur lirimin e protestuesve me arsyetimin se nuk ka prova bindëse.

Janë lënë të lirë: Lorenc Bezati, Ervis Gaspri, Andi Meçaj, Ervin Cekaj, Lulzim Daci, Armond Prendi, Milovan Ndreu, Nikoll Capa, Behar Koci, Franci Ruci, Sidorel Hoxhaj dhe Ramadan Muja.

Arrestimi i tyre u bë më 6 mars, një ditë pas protestës, pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës.

Prokuroria i akuzoi për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike" dhe kërkoi masën e sigurisë "arrest me burg".

Por gjykata vendosi lirimin e tyre se arsyetimin se nuk ka prova bindëse për ti mbajtur në paraburgim.