AKTUALITET, 8 Mars 2019, 13:11

Vendi në krizë, Edi Rama hedh valle

Vendi në krizë, Edi Rama hedh valle

Ndërkohë që prej disa ditësh vendi është në krizë të thellë politike pas djegjes së mandateve nga opozita kryeministri Edi Rama, është shfaqur sot në Fier mes grave për festën e 8 Marsit, sikur në vend nuk po ndodh asgjë .

Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë në qytetin e Fierit .

Pas një fjalë të shkurtër, Rama i ftoi zonjat dhe zonjushat e mbledhura për të vallëzuar dhe ua ‘ndaloi’ kategorikisht bërjen e një foto me të.

“Për 8 marsin, a është festë apo protestë. A duhet ta festojmë 8 marsin, apo duhet të lëmë gratë të protestojnë kundër nesh? Këtë dilemë e zgjidhi Gramozi: tha hajde shkojmë në Fier, se atje gratë janë edhe për festë edhe për protestë. Nuk dua të mbaj fjalim, por dua të them se kemi 50 % gra në kabinetin qeveritar dhe t’i shpreh mirënjohje të gjitha grave që shërbejnë në shtetin shqiptar. Edhe ato të anagazhimit në familje, për të mbajtur burrat në formë për punë. Gaz, gjej një muzikë për vallëzim. Jo nga ai vallëzimi grua më grua. Futuni të gjitha këtu për vallëzim, jo për të më shqyer mua. Afrohuni tani futuni këtu të gjitha për vallzim jo për të më shqyer mua. ore për vallëzim jo për të më shyqer mua. ”

Në një moment, truporja e tij ka shkuar ta ndihmojë, por Rama me mikrofonin ndezur i është drejtuar: “Po t’i çfarë do, do më ruash këtu”.

VIDEO:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/335605540395682/