AKTUALITET, 8 Mars 2019, 11:46

Spiropali: Sot më 8 mars, kujtoj me respekt të thellë gratë dhe vajzat shqiptare

Ministrja për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shpërndarë një urim për gratë dhe vajzat në ditën e 8 marsit.

"Sot më 8 Mars, dua të kujtoj me respekt të thellë gratë që nuk shpëtuan dot nga dhuna primitive, ato që nga ajo dhunë shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, vajzat e martuara me detyrim, ato që përfliten sepse guxojnë, ato që kurrë nuk u lejuan ta shfaqin personalitetin, por edhe të gjitha ato gra dhe vajza që ia dolën duke sfiduar pengesat, ato heroina trime dhe inteligjente të potencialit të pakufijshëm njerëzor që rri i fshehur tek vajzat e jashtëzakonshme shqiptare kudo ku janë, kudo ku vuajnë, kudo ku lodhen, kudo ku triumfojnë.", shkruan Spiropali.

/TPZ.al/