AKTUALITET, 8 Mars 2019, 14:03

Rama në Fier, shpërthen Elona Guri e LSI:Ishte gati të kthehej edhe në striptist vetëm të fshihte …

Sot Edi Rama u kthye në animator, DJ, klloun, velinë, ishte gati të kthehej edhe në striptist vetëm të fshihte frikën, ankthin, dëshpërimin dhe pafuqinë e tij.

Pikërisht ai që ka larguar fëmijët nga nënat e tyre, duke i detyruar të futen nën rrotat e kamionëve për tu larguar nga rregjimi autokrat i tij.

Ai që i hoqi asistencën sociale qindra grave kryefamiljare.

Ai që po ju prish shtëpitë, qindra grave ne Unazën e madhe, për të vjedhur miliona euro me firmën fantazmë.

Ai që futi drogën në çdo oborr shkolle, ku mijëra të rinj i ktheu në treg të krimit të organizuar.

Ai që ka përgojuar, sharë, ofenduar me dhjetëra gra gazetare, intelektuale, artiste, politikane.

Edi Rama sot nuk e mundi dot frikën, sado u mundua duke kërcyer si ariu Silva.

Protestat do e ndjekin kudo.

16 Marsi po vjen. Kjo e tmerron atë.

I them mos të ikë i veshur si grua natën.

Të bëhet njëherë në jetën e tij burrë e të qëndrojë në zyrë, se është bërë si beduin me trasta në krah.shkruan antarja e kryesise se LSI Elona Guri.