TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbnor Muçolli vazhdon të bëjë paraqitje të mira në kampionatin danez me skuadrën e Vejles, aty ku edhe ditën e djeshme ka shënuar një tjetër gol. Në minutën e 19 të takimit, Muçolli ka marrë përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi në një pozicion jo të favorshëm për të goditur portën.
Megjithatë, ky pozicion nuk e ka penguar talentin që të gjejë trekëndëshin me topin që u duk në fakt sikur u nis për një krosim, por gjeti fundin e rrjetës për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin e dyfishtë. Më pas, Vejle arriti të shënonte dhe dy gola të tjerë duke fituar me rezultatin 0-4.
Kjo fitore, e mban Vejlen në vendin e parë në klasifikim me 35 pikë aq sa ka edhe Frederika por me një ndeshje më pak. Skuadra në të cilën aktivizohet edhe Ramadani, synon ringjitjen në Superligën e Danimarkës ashtu si një sezon më parë.