TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është ekzekutuar ditën e sotme në Filadelfia të SHBA-së. 21 vjeçari shqiptar quhet Merols Mukaj.
Sipas mediave vendase, ai ishte duke debatuar me të dashurën në afërsi të Universitetit Drexel në bllokun 3500 të Lancaster dhe një person i identifikuar si Joseph Howanski ndërhyri duke e qëlluar te riun me tre plumba.
Policia e Filadelfias ka arrestuar 24-vjeçarin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes pasi policia thotë se ai u përpoq të ndërhynte kur pa një çift studentësh duke u zënë.
Ngjarja ndodhi të martën vonë. E dashura e Mukaj është një studente 22 vjeçare në Drexel. Autori i dyshuar, Howanski është gjithashtu i diplomuar i Drexel por ai nuk i njihte as shqiptarin as te dashuren e tij.
