AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 08:08

Kuvend, pritet hedhja e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED, opozita kundër

Kuvend, pritet hedhja e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të hedhë sot shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Hedhja e shortit do të bëhet nën drejtimin e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, pasi Kryetari Gramoz Ruçi ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA.

Kundër hedhjes së shortit janë deklaruar me forcë dje, PD-ja dhe LSI-ja, të cilat e kanë konsideruar si antikushtetues dhe se të drejtën e hedhjes së tij e ka Presidenti i Republikës.

Ja njoftimi i plotë i Kuvendit:

Në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në datë 7 dhjetor 2017 ora 10:00, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Hedhja e shortit do të zhvillohet në drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Vasilika Hysi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të:

-përfaqësuesve të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë

-përfaqësuesve të grupeve parlamentare

-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare

-medias

Ftohet media të ndjek dhe të pasqyroj këtë veprimtari. Aktiviteti do të zhvillohet ne regji qendrore nga TVSH.

Më poshtë lista e kandidatëve nga institucionet përkatëse:

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Larte

Keshilli i Larte i Drejtesise

Prokuroria e Pergjithshme