TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli Manjani ka qenë figura e radhës që është bashkuar me artistë që janë kundër projektit të ri për Teatrin Kombëtar.
Manjani tha se ligji i ri që po bëhet për të shembur Teatrin është antikushtetues.
Pjesë nga deklarata e Manjanit
Shoqëria shqiptarë është borxhli ndaj aktorëve, pasi kanë rezistuar me 5 muaj me radhë dhe po vazhdojnë ta bëjnë. Kjo mbrojte nuk është detyrë e aktorëve, por është detyrë e qytetarisë shqiptare për të mbrojtur këtë Teatër.
Ky është një ligj fashist, kushdo që përmend terren kushtetues për këtë ligj është diktator. Është njësoj si ligjet e Erdoganit, që vendos disa emra dhe thotë pushkatoje.
Këta po sillen sikur janë me Kushtetutën si sunduesit. Pushtuesi na bëri me Teatër, ndërsa qeveria po e prish këtë Teatër. Ne sot kemi më shumë respekt për pushtuesin.
Aktorët nuk janë të ndarë, ndarje ka ndërmjet pushtetarëve. Unë kam një ftesë, për të çdo shqiptar, duhet të jetë prezent këtu. Është detyrë e qytetarëve shqiptarë, për të mbrojtur Teatrin dhe demokracinë. Kush i pëlqen barbaria e ndërtimeve, duhet të rreshtohet me kullaxhinjtë.