TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndryshe nga 19 vite më parë, aktorja e njohur Rajmonda Bulku mendon se godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar duhet shembur.
“Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër, moj shpirt. Nuk ka rëndësi fare se çfarë.” – u shpreh Rajmonda Bulku në emisionin ‘Arkapia’ të Elsa Demos. (video 1 poshtë)
Por, në vitin 1999, kur Edi Rama ministër Kulture kërkoi shembjen e Teatrit Kombëtar, Rajmonda Bulku shprehej kundër.
“Ne jemi disa artistë që duam të punojmë dhe duam një argument. Përse duhet ta shembësh këtë teatër? Kur, nuk e rregullon pak dhe ne të vazhdojmë punën derisa të bëhet një teatër i ri. Ne duam vetëm kaq. Ministri foli shumë dhe nuk tha asgjë” – shprehej Rajmonda Bulku në vitin 1999, pas takimit të artistëve me Ramën. (video 2 poshtë)
©LAPSI.AL