AKTUALITET, 2 Maj 2018, 16:39

Kush ishin të dënuarit që tentuan të arratisen sot nga burgu i Fushë Krujës, prenë hekurat e dritares

Kush ishin të dënuarit që tentuan të arratisen sot nga burgu

Parandalohet arratisja e 3 të burgosurve në burgun e Fushë Krujës.

Mesohet se te denuarit per grabitje qendruan “tranzit” ne nje qeli dhe kur aty u ushtrua kontroll, u pa se ishin te denuar te tjere.

Kontrolli ne qeli konstatoi hekurat e dritares te prera.

Te denuarit u neutralizuan ne kohen qe po tentonin te largoheshin.

Sic thone burimet, ne qeli ndodheshin te denuar per dhune ne familje. Te burgosurit u transferuan per ne burgun e Peqinit dhe Drenoves.

Sipas burimeve, thuhet se dy prej te burgosurve qe tentuan te arratisen, ishin Luan Dautxhiu dhe Zef Prenga.

Njoftimi për shtyp:

Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për forcimin e sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda po japin rezultate të mira.

Një tentativë arratisjeje është parandaluar nga shërbimi i Policisë së Intitucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë Krujë, pas kontrolleve të imtësishme dhe shumë të kujdesshme.

Në datë 01 maj 2018, rreth orës 11:52, gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë, në godinën B (siguria e zakonshme), në njërën prej dhomave të katit të parë është konstatuar dëmtim i hekurave të zgarës së dritares së kësaj dhome.

Menjëherë janë marrë masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin në këtë dhomë si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Në vend kanë shkuar grupe inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ndërsa është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Fushë Krujës.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se dhoma ishte e sigurisë së ulët dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Pesë personat që ndodheshin aktualisht në këtë dhomë, ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh.

Hetimet e mëtejshme do të bëjën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore për autorët.