TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka dalë sot në një deklarate te perbashket per shtyp edhe me Prokurorinë e Krimeve te Renda ku ka dhënë detaje për operacionin ku u godit një bandë e trafikut të kokainës nga Ekuadori, ne Greqi e me pas ne Shqiperi.
“Në bashkëpunim më autoritetet greke, u finalizua operacioni Kuito. Policia shqiptare pas miratimit dhe lejimit nga autoritetet greke, ka nisur procedura që në gusht, gjatë kësaj periudhe u realizuan takime operacionale me autoritetet policore greke, në Tiranë e Athinë për mbravajtjen e operacionit për goditjen e personave që trafikonin kokainë përmes detit nga Ekuadori në Greqi e më pas në Shqipëri.
Këta shtetas ishin pritësit e drogës në Durrës.
Në port duke shfrytëzuar faktin se kishin akses në Port bënë të mundur nxjerrjen e ngarkesës nga kontenieri dhe dërgimi në një zonë që e mendonin të sigurt.